Mazhoranca dhe opozita në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë arritur dakordësinë për ligjin e prokurorisë publike.

Kryetari i kuvendit Talat Xhaferri ka bërë të ditur se palët kanë kohë edhe pesë ditë për të dorëzuar propozimet në parlament para se ai të shpërndahet.

 

TALAT XHAFERRI

 

KRYETAR I KUVENDIT

 

“Edhe deri në orën 23:00 në datën 12 shkurt të vijë propozimi i harmonizuar ka mundësi procedurale që të shndërrohet në ligj. Ne nuk duam që të mbajmë një seancë teatër në kuvendin e Maqedonisë së Veriut nëse palët nuk merren vesh. Nuk ka nevojë për një situatë të tensionuar para shkuarjes në zgjedhje.”

 

 

Kryeministri teknik Oliver Spasovski ka bërë thirrje për marrëveshje në mënyrë që të mos shtohet një pengesë më shumë në rrugën e integrimit të vendit në BE.

 

OLIVER SPASOVSKI

 

KRYEMINISTER I QEVERISE TEKNIKE

 

“Është shumë e rëndësishme të tregohet konsensus minimal kombëtar, që do të thotë përgjegjësi minimale ndaj qytetarëve pasi jemi në fazën e realizimit të interesave tona kombëtare, anëtarësimit në NATO dhe fillimit të negociatave me Bashkimin Europian. Miratimi i ligjit për prokurorinë do të ishte një argument më shumë për Këshillin Europian në hapjen e negociatave të antarësimit.”

 

Debati për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike në Maqedoninë e Veriut ëshët zgjatur më shumë se një vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *