E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Debat për Komisionet Zgjedhore

Mazhoranca dhe opozita përplasen mbi strukturimin e administratorëve të procesit zgjedhor. Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, demokrati Oerd Bylykbashi, e sheh të pamundur që në zgjedhjet e ardhshme komisionerët e niveleve të dyta e të treta të jenë nëpunës civilë, duke dyshuar në mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve. Këtij qëndrimi iu kundërvu përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Genci Gjonçaj, kujtoi se ka qenë vetë PD, e cila kur ishte në mazhorancë, para zgjedhjeve të 2013, ka propozuar që zgjedhjet të administroheshin nga njerëz jopolitikë. Këto debate u zhvilluar gjatë tryezës për forcimin e pavarësisë së organeve të menaxhimit të zgjedhjeve. Kryetarja e KQZ-së tha se institucioni që drejton është gati të ofrojë ekspertizë teknike komisionit të reformës zgjedhore.

Më shumë video

Reklamë