E shtunë, 7 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:23 Në vijim ora 01:23: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 orë më parë
Video · Vendi

Debat për gjendjen e sigurisë

Situata e rendit publik u shndërrua në mollën e sherrit mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. Opozita nuk ngurroi të akuzonte ministrin e Brendshëm për shtim të kriminalitetit dhe mungesë të zbulimit të krimit. Akuzave, Tahiri iu përgjigj duke iu referuar statistikave të një viti më parë, duke këmbëngulur në rritje të sigurisë në vend. Ministri Tahiri doli para deputetëve të prezantonte projektligjin për sigurinë publike. Vendosja e kamerave në biznese, është element thelbësor, i cili do ndihmoje policinë në parandalimin e krimit. Por, për opozitën, nisma e propozuar ka mangësi. Pas debateve, ligjvënësit e mazhorancës votuan në parim në mbështetje të projektligjit, ndërkohë që opozita kundërshtoi.

 

 

Më shumë video

Reklamë