E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Debat për euron te Komisioni i Ekonomisë

Rekordet e njëpasnjëshme që po prek monedha evropiane në raport me lekun, kanë përfshirë në debat edhe anëtarët e Komisionit të Ekonomisë. E ndërsa këtë te martë euro arri në kufijtë e 124 lekëve, opozita në komisionin ngriti shqetësimin se kjo situatë është e pashpjegueshme ekonomikisht dhe se qeveria duhet të marrë masa për të mbrojtur kategoritë e dëmtuara, siç janë bizneset.

 

Lidhur me këtë situatë, kreu i komisionit Erjon Brace konfirmoi se Ministri i Financave dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë do të thirren në komision për të dhënë shpjegimet e nevojshme mbi këtë fenomen.

 

Sipas të dhënave nga bizneset, zhvlerësimi në mënyrë të vazhdueshme i monedhës evropiane në raport me monedhën vendase, ka bërë që një sërë kontratash të rishikohen duke i kthyer ato nga euro në lekë.

Më shumë video

Reklamë