E enjte, 24 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 52 minuta më parë
Video · Politikë

Debat për Byronë e Hetimit

Kërkesa e Partisë Demokratike per te miratuar ne seance projekt-ligjin per Byronë e Hetimit u rrezua. Por kryeministri Edi Rama u shpreh i hapur për kompromis, duke propozuar qe komisioni i reformës ne drejtësi te shqyrtoje a mund te miratohet ligji para se te bëhen ndryshimet kushtetuese ku përfshihet ngritja e Byrosë Kombëtare te Hetimit. Dhe duke qene se Byroja Kombëtare e Hetimit është pjese e reformës ne drejtësi kryeministri Rama është përplasur me demokratet edhe per këtë çështje. Ndërkohe qe jashtë debatit, nuk ka mbetur as ngjarja e mbrëmjes se te mërkurës ne Elbasan. Ligji per Byronë e Hetimit është i vetmi aspekt i reformës ne drejtësi, qe ka zene vendin qendror ne debatin politik pasi paketa kushtetuese per këtë reforme ndodhet ne Komisionin e Venecias e deri ne 11 mars mazhoranca dhe opozita janë ne pozita pritje per opinionin përfundimtar te ketij arbitri.

Më shumë video

Reklamë