Subscribe

Zgjatja e mandatit të organeve të vetting-ut nuk mund të realizohet pa votën e Partisë Demokratike; megjithatë të gjitha parashikimet e qeverisë shqiptare janë kryer mbi skenarin që opozita voton pro ndryshimit të Kushtetutës.

 

Komisionin i Pavarur i Kualifikimit ka marrë nga qeveria buxhet për të gjithë vitin 2022, edhe pse mandati i tij përfundon në 17 qershorin e vitit të ardhshëm, fakt ky që ka sjellë reagimin e opozitës.

 

OERD BYLYKBASHI

NENKRYETAR I KOMISIONIT TE LIGJEVE

“Opinion im është publik për vettingun. Dëgjova këtu për objektiva afat mesem, ka një gjë që është e sigurt në republikën tonë, Kushetuta. Para 5 vitesh jemi marrë pikërisht me komisionet e vettingut dhe e vendosëm që ju skadon afati në qershorin e vitit që vjen. Ju jeni zbatues ju nuk bëni gjë tjetër, a zgjatet afati apo jo, nuk është çështja juaj. Përmenden fondet te parashikuara deri në fund të vitit, edhe këtë nuk e kuptova, se në rast se do të zbatohet Kushtetuta për gjysmën e dytë do t’i kenë institucionet e tjera fondet.”

 

PAMELA QIRKO

KRYETARE E KOMISIONIT TË PAVARUR TË KUALIFIKIMIT

“Nuk ka lidhje me politikën, kërkesa i është adresuar nga ne Kuvendit, nga një analizë që kemi bërë ne kemi evidentuar pamundësinë për përfundimin e procesit të rivlerësimit, prandaj kemi kërkuar zgjatjen e mandatit, kjo e mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë.”

 

Në Komisionin e Ligjeve u diskutua edhe buxheti për bashkitë, dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkoi ndihmë nga parlamenti për të ndihmuar transportin publik në mënyrë që të mos rritet çmimi i biletës.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE SE TIRANES

“Jetojmë në një situatë ku tregu i naftës është ky që është dhe kërkojmë që vullneti i qeverisë të reflektohet edhe me një dakordësi në Parlament, kur vjen puna për të ndihmuar operatorët e transportit publik. Por, transporti publik është sot i pa balancuar për shkak të nivelit të tregut dhe çmimit të naftës. Një propozim që kemi, bashkë me qeverinë, është të heqim TVSH-në e biletës.”

 

Një skenar tjetër që ka propozuar Veliaj është rimbursimi i TVSH ose i akcizës së naftës duke kërkuar ndihmë edhe për subvencionimin e biletës për disa kategori, siç janë studentët, veteranët apo personat me aftësi ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *