Subscribe

Udhëheqësit e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të diskutojnë në ditën e dytë të samitit në Bruksel për 5 postet kyçe të unionit.

 

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, ata nuk arritën të bien dakord se kush do t’i marrë këto poste, pasi asnjë nga kandidatët e mundshëm nuk ka mbështetjen e shumicës.

 

Për këtë arsye, presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, njoftoi se do të planifikojë mbajtjen e një samiti të jashtëzakonshëm në 30 qershor.

 

“Këshilli Evropian zhvilloi një diskutim të gjatë për nominimet duke marrë parasysh konsultimet dhe deklaratat e bëra brenda Parlamentit Evropian. Asnjë kandidat nuk ka shumicën e votave. Këshilli Evropian u pajtua se duhet të ketë një paketë që pasqyron diversitetin e BE. Ne do të takohemi sërish në 30 qershor”

 

Ndërsa presidenti në ikje i Komisionit Europian, Evropian Jean-Claude Juncker, tha se ndihet i kënaqur për faktin se nuk është e lehtë që dikush ta zëvendësojë atë. Përtej shakasë, Junker këmbënguli se një kandidat i ri duhet me patjetër të zgjidhet deri në fund të qershorit.

 

Liderët e 28 vendeve anëtare nuk arritën të propozonin një kandilat që do të merrte mbështetjen e unionit, duke thelluar edhe më tej mosmarrëveshjet mes tyre.

 

Macron vazhdimisht ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë kandidatin e qendrës së djathtë Manfred Veber, nje favorit i kancelares Merkel.

 

5 postet kyçe të BE-së, presidenti i Komisionit Evropian, i Këshillit Europian, Bankës Qendrore Evropiane, Parlamentit Europian dhe posti i shefit të politikës së jashtme, duhet të plotësohen para 2 korrikut, kur Parlamenti i Ri të fillojë punën në Strasburg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *