Debat në “Quo Vadis”/ Cara: Mision i opozitës, rrëzimi i Ramës! Hitaj: E pamundur të blihen votat. Shkurti dhe Xhaferri: Qytetarët janë shantazhuar
Debat mes të ftuarve në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj.
“Listat, bashkojnë apo përçajnë” ishte tema e sotme e emisionit. Kandiati për deputet në listën e mbyllur të PD-së në Durrës, Igli Cara tha se momentalisht mision i opozitës është rrëzimi i Ramës.
Sipas tij, mazhoranca ka blerë vota në zgjedhjet e kaluara edhe nëpërmjet dhunës. Kjo u kundërshtua nga gazetari Arbër Hitaj, i cili tha se vetë demokratët e kanë pranuar që në Shkodër, në zgjedhjet e kaluara PD kishte kandidatët e gabuar.
Ndërsa gazetari Armir Shkurti dhe kandidati i PD-së në Tiranë Besart Xhaferri, thanë se qytetarët janë shantazhuar dhe u është bërë presion për të votuar PS.
Pjesë nga debati:
Cara: Nëse ne rrëzojmë Ramën kemi bërë detyrën tonë para shqiptarëve. Nëse nuk e arrijmë objektivin kemi dështuar. Ndryshimi pas 12 vjetësh është bërë domosdoshmëri. Shqipëria po zhbëhet.
Shkurti: Vota është blerë me presion, me shanztash, se nuk blihet vetëm me para. Gjithë makineria e shtetit funksionon si diktaturë. Po e paramerr votën me dhunë.
Cara: Zonat periferike në Durrës i kanë bandat në dorë. Bandat e tyre kanë sot në dorë drogën, krimin. Nuk të lënë ata.
Hitaj: Një qytet që e ka revoltën në gen, nëse do të kishte presion do dilte kundër. Nuk shitet Tropoja.
Cara: Intimidohet.
Hitaj: Është e pamundur 12 mijë veta. Njerëzit tuaj thonë ishin kandidatët e gabuar në Shkodër. Pse s’e pranoni? Për mua kjo është e gabuar.
Cara: Ne do fitojmë zgjedhjet. Ti dhe shumë të tjerë jeni jashtë realitetit. Më habit kur thua “nuk blihen 12 mijë vota”. Po më habit se je i medias. Në Durrës u vërtetua me video. Kush i ka përcaktuar kandidatët e Durrësit?
Hitaj: Ma thuaj si është blerë vota në Shkodër?
Xhaferri: Me drejetor policie, me Bajrat. Është dhunuar./vizionplus.tv




