Prej afro dy orësh, parlamenti po zhvillon një mocion me debat të kërkuar nga partia demokratike, për rritjen e çmimeve.

 

Në seancë mungon kryeministri rama, i cili ndodhet në samitin e nato-s në bruksel dhe përgjigjet po jepen nga ministrat kryesore të kabinetit.

 

Opozita bëri përgjegjëse qeverinë për shtrenjtimin e produkteve bazë, duke iu referuar sistemit të taksave, korrupsionit të lartë dhe monopoleve në treg.

 

Ndërsa  ministrat Balluku dhe Ahmetaj, nënvizuan se kriza është e imponuar për shkak të luftës dhe qeveria po mbron shtresat më në nevojë, përmes paketës së rezistencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *