Komisioni i Edukimit dhe Informimit Publik është përfshire kete te hene nga debate te forta. Shkak u be mos prezenca e ministres se kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ishte thirri per te dhëne shpjegime mbi zhvendosjen e Teatrit Kombëtar tek “Turbina”. Ministria e Kulturës dergoi ne komision si përfaqësues te saj, sekretarin e përgjithshëm, por kjo sipas opozitës nuk ishte nje çështje teknike, por politike. Socialistet akuzuan demokratet per gënjeshtra, pasi sipas tyre ministrja Kumbaro kishte angazhime ndaj dhe mungoi ne komision. Debatet e ashpra midis deputeteve bene qe socialistet te braktisnin komisionin, duke thene se PD nuk i intereson teatri, por përfitimet politike nga ngjarjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *