Subscribe

Qeveria bullgare ishte kundër konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Presidenca gjermane që e mbështet hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare u përpoq më kot të ndërmjetësojë. Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth apeloi tek vendet anëtare që “procesin e anëtarësimit të mos e bëjnë peng të problemeve bilaterale mes vendeve të veçanta anëtare.”

Pavarësisht kundërshtive të Bullgarisë, pas Holandës, në vend ka patur përplasje mbi atë se çfarë mund të ketë ndikuar vërtetë në bllokimin e negociatave për Shqipërinë.

Të ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Arben Pëllumbi, deputet PS-së dhe, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata janë përplasur teksa ky i fundit rendiste akuza përkundrejt mazhorancës.

Çlirim Gjata: Çështja është për problemet e brendshme që vjedhim zgjedhjet, bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe oligarkët që kanë kapur ekonominë, mafia e drogës, trampolina e kokainës në Europë jemi bërë, mbushja e Shqipërisë me hashash, përgjimet që nxori gazeta Bild, mungesa e institucioneve.

Pëllumbi: Si ka mundësi të flisni kështu për vendin tuaj. Po mirë mo gjithë kjo droga e madhe që u bën ka trampolinë tek ne ku shkon? Po ajo Europa është ajo që s’po na pranon ne. Po, pse në Amerikë nuk ka drogë? Nuk ka krim të organizuar? Nuk ka korrupsion? Po, pse e tregoni me gisht vendin tuaj se është turp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *