Subscribe

Vendimi parlamentit të Holandës për kthimin e vizave, duket se ka ndikuar edhe tek politikanët zviceranë, të cilët po konsiderojnë mundësinë e pezullimit të vizave për shqiptarët që udhëtojnë në zonën Shengen.

 

Duke risjellë në vëmendje mocionin e parlamentit holandez, këshilltari kombëtar nga Kantoni i Ticinës në Zvicër, që i përket partisë kombëtare të ligës, Lorenzo Quadri, përmes një postimi në facebook njofton se ka kërkuar një interpelancë me Këshillin Federal për këtë çështje.

 

LORENZO QUADRI

KESHILLTAR KOMBETAR NGA KANTONI I TICINES

 

“Është theksuar se në Holandë jetojnë gjashtë herë më shumë shqiptarë sesa ato që janë deklaruar zyrtarisht, dhe se sipas policisë së Roterdamit, mafia shqiptare është organizata më e dhunshme kriminale në atë qytet gjatë viteve të fundit. Një problem tjetër i ngritur është emigracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë në Holandë, veçanërisht meshkujt e rinj. Komisioni Evropian gjithashtu ndikon Zvicrën, pasi vendi ynë ka nënshkruar marrëveshjet e Shengenit”

 

Me tëj këshilltari ngre pikëpyetje edhe për situatën në Zvicer në lidhje me shifrat e kriminalitetit dhe mafian shqiptare.

 

“Si është situata në Zvicër në lidhje me krimin shqiptar, dhe në veçanti me mafian. Siuatat e raportuara nga Parlamenti Holandez në lidhje me krimin në rritje, a gjejnë vend në Zvicer?

 

Megjithë vendimin e parlamentit të Holandës, rikthimi I vizave duhet të kalojë më arë në komisionin europian e po ashtu duhet shqyrtuar nga parlamenti europian si dhe vendet anëtare para se të ketë një verdict final.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *