Subscribe

Një ekip i agjenicsë ligjzbatuese të antidrogws aerikane DEA, ka mbërritur në Shqipëri.  Ardhjen e agjentëve specialw e njoftoi ambasada ameriakne në një postim në rrjetet sociale.

 

Ambasadorja Juri Kim pati një takim me agjentin special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve, Brendan Leddy, i cili gjatë kohës që do të qëndrojë në Shqipëri do të mbështesë ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve.

 

Ekipi amerikan do të bashkëpunojë ngushtë kryesisht me SPAK por jo vetëm, me qëllim për të rritur efikasitetin në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar.

 

Në fokus të punës së ekipit të DEA-s pritet të jetë Port ii Durrësit. Pas qindra kilogramëve kokainë të kapura në kontenierët me banane, trafikantët tashmë kanë gjetur mënyra të tjera për të transportuar drogën nga vendet e Amerikës Latine. Atë përmes anijeve që transportojnë qymyr por dhe ngarkesave me mish pule.

 

Prej kohësh sipas agjencive ligjzbatuese , Porti i Durrësit, shërben si një nga nyjet kryesore të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine e më pas drejt Europës por jo vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *