Subscribe

Të gjithë qytetarët që kanë informacion për persona të përfshirë në trafikun e drogës, apo pastrimin, që rrjedhin nga aktiviteti kriminal, mund t’i denoncojnë tek një numër i veçantë në Whatssapp, denoncim që do të regjistrohet menjëherë nga Agjencia e SHBA-ve kundër Narkotikëve.

 

Kjo risi është njoftuar nga ambasada amerikane, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë publik numrin e telefonit, ku qytetarët mund të dërgojnë mesazhet e tyre, por edhe një adresë e-maili.

 

Në postim theksohet se informacioni i ndarë nga qytetarët shqiptarë me DEA-n, do të mbetet sekret dhe të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Në këtë mënyrë, agjencia kundër narkotikëve mund të identifikojë personat e përfshirë në rrjetet e drogës dhe më pas do të nisin hetimet.

 

DEA amerikane gjatë kohëve të fundit ka kryer disa operacione të rëndësishme, kundër trafikut të drogës në vendin tonë, por edhe në vende të tjera të rajonit. Një nga këto rastet ishte operacioni në Fier, ku u gjetën mbi 400 kg kokainë dhe në pranga ra ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku dhe djali i tij. DEA gjithashtu zbuloi kokainën në Pire të Greqisë, që u zëvendësua me oriz, me qëllim gjetjen e destinacionit përfundimtar.

 

 

http://

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *