Barcelona vazhdon të insistojë për mbrojtësin e Ajaxi-t  Mathijs De Light dhe  mesfushorin e  Paris St Germain  Adrien Rabiot  .

Sipas spanjolles “  Sport “  dy  lojtarët  në fjalë janë prioritetet e teknikut  Ernesto Valverde .

Hollandezi De Light  konsiderohet si një ndër talentët e të ardhmes së futbollit europian .  ‘’ Azulgranët  ‘’ kanë menduar të ofrojnë  50 milionë euro për transferimin  e tij në  “ Camp Nou  “ .

Për Adrien Rabiot çështja duket edhe më e lehtë sepse kontrata e francezit skadon në 2019-tën dhe ka refuzuar rinovimin e saj në 3 raste .

Nëse  parizienet nuk e bindin 23 vjecarin per rinovimin ,  katalanasit do ta transferonin ate me kosto  zero .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *