E hënë, 2 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

De Bruyne bëhet zyrtarisht futbollist i Napolit

Kevin De Bruyne është zyrtarisht lojtar i Napolit. Pas epokës që përcaktoi te Manchester City, ku i fitoi të gjitha, ai ka vendosur të mbyllë karrierën në Serie A.

Mesfushori 33-vjeçar sot firmosi kontratë për dy vite me opsion rinovimi dhe për një tjetër. De Bruyne u prit më parë me shumë bujë dhe simpati nga tifozët, ndërsa mbërriti në Itali për testet mjekësore.

Seria A do të ketë mundësinë të shijojë njeriun i cili shkëlqeu për 10 vite te Manchester City. Ai vjen në Itali si veteran, por të gjithë e dinë se ka ende shumë për të dhënë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë