Subscribe

Teknikun De Biasi e kane tradhtuar nervat pas një rikthimi te bisedës nga ana e gazetareve për lojtaret e përjashtuar, duke lënë konferencën e shtypit ditën e sotme para kohe. Një pjese te rëndësishme te konferencës e zuri shpjegimi nga ana e italianit te largimit te 4 futbollisteve. I nervozuar, aspak ne humor e me batuta siç reflekton zakonisht, De Biasi ka shpjeguar se Berat Gjimshiti ka një vit qe nuk luan, dhe Milot Rashica, ka luajtur shume pak me kombëtaren. Por me tej, për Shalen dhe Rrahmanin si dhe praninë e Frederik Veselit, numri një i pankines kuqezi, ka kërkuar te mos pyetet per emra te përveçëm. Sipas tij, janë zgjedhje te trajnerit, e drejta e tij dhe skuadra ka arritur deri këtu pikërisht nga këto zgjedhje. Për miqësoren e radhës me Ukrainën, trajneri i kombëtares ka shpjeguar se nuk pret asgjë te veçante. E rëndësishme per teknikun është testimi i lojtareve ne dispozicion, zbatimi me perpikmeri i detyrave dhe rikuperimi i formës fizike ne prag te finaleve te evropianit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *