Subscribe

Giani De Biasi ka publikuar listen me 23 lojtare te kombetares shqiptare te cilët do të jenë të gatshëm për sfidën kundër Italisë në datën 24 mars në Palermo.

 

Ashtu sikurse dihej, në konfërncen për shtyp De Biasi konfirmoi grumbullimin për herë të parë të mbrojtësit të Kukësit Alla ndërsa u therrit edhe mesfushori me tiparë sulmuese I Skenderbeut, Liridon Latifi.

 

Në total numri I futbollistëve nga kampionati shqiptar është 4 në përfaqësuese pasi në ekip janë edhe portieret Hoxha dhe Shehi. Pjesa tjeter e ekipit është pa befasi të mëdha pasi është konfirmuar Grezda që po kalon një moment pozitiv në Kroaci, Llullaku që vjen pas një goli me Astanen në Kazakistan dhe padiskutim Tomas Strakosha titullari I portës së Lazios.

 

Megjithatë kuqezinjte do ti bëjnë mirë llogarite kundër Italisë me mungesa me peshë si Berisha dhe Gjimshiti te pezulluar apo edhe Mavraj I dëmtuar. De Biasi në konference pranoi momentin jo të mirë të përfaqësueses sonë duke pohuar se ndaj një ekipi si Italia që I ka lojtarët në forme te shkelqyer ndeshja në Palermo është shumë e vështirë.

 

Aktualisht Italia ndan vendin e parë ne grup me Spanjën me nga 10 pikë pas 4 ndeshjesh, ndërsa Shqipëria ka 6 pikë dhe është në vendin e 4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *