Subscribe

Surpriza ne listën paraprake me 26 lojtare te kombëtares kuqezi për dy sfidat e radhës eliminatore te botërorit kundër Lihtenshteinit dhe Spanjes. Trajneri De Biasi la jashtë këtyre sfidave Shkëlzen Gashin dhe Arlind Ajetin, ndërsa befasi pati edhe tek ata qe afrohen ne skuadër dhe behet fjale per Latifin e Skënderbeut, Eros Grezden e Lokomotivës se Zagrebit dhe te rikthyerin Azdren Llullaku. Sigurisht qe edhe vëmendja me e madhe e medias kundrejt trajnerit italian ka qene per mos grumbullimin e Shkëlzen Gashit, i cili si per ironi te fatit, po kalon nje forme te shkëlqyer ne kampionatin amerikan.
Gashin nuk e grumbullova per sfidat me Lihtenshteinin dhe Spanjen pasi vendosa të ndryshoj diçka duke aktivizuar të rinj si Manaj, Latifi e Grezda. Këta futbolliste te rinj por strakosha qe do te luaje kete here tek shpresat mund të jenë e ardhmja e kombëtares. Ndersa persa i takon Sadikut, ai ka pasur disa dëmtime dhe ditën e hënë kur të vijë në stërvitje do ta shohim dhe shpresojmë që ta kemi gati për këto ndeshje.
De Biasi kërkoi te frenoje sa me shume te jete e mundur entuziazmin e tepruar tek kuqezinjtë, duke pohuar se ndeshja me Lihteshteinin është me e rëndësishme sesa ajo ndaj Spanjës ne “Loro Boriçi”. Tekniku kuqezi tha se rruga drejt Botërorit 2018, do te jete e vështirë.
“Objektivi ynë është të mundim Izraelin, Maqedoninë e Lihtenshtejnin. Mendoj se janë objektivat e njëjtë që ka edhe Duka, nuk mendoj se thotë që duhet të jemi medoemos para Spanjës e Italisë”.
Megjithëse paraprakisht ka grumbulluar 26 lojtare, De Biasi do ta reduktoje grupin me 2 lojtare. Me siguri nje post do te varet nga gjendja e Sadikut ne maje te sulmit ndërsa nje tjetër mund te ike nga mesfusha. Shqipëria sfidën e pare te këtij muaji do te luaje ne datën 6 ne transferte me modestet e Lihtenshtein, ndërsa pas 3 ditësh do te presë Spanjën ne “Loro Boriçi”. Në renditje pas takimeve të para, kuqezinjtë kryesojnë bashkë me Italinë dhe Spanjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *