David Beckham ka shpenzuar kohën e tij të lirë të për të surprizuar një të sëmurë me kancer në shtëpinë e tij në Oxfordshire.

Ish-futbollisti ndodhet në karantinë me gruan Victorian dhe me tre nga katër fëmijët e tyre ndërsa Britani ndodhet në javën e katërt të izolimit për shkak të luftës kundër COVID-19. Por ai theu izolimit për të vizituar David Roberts në shtëpinë e tij në Abingdon.

Megjithatë David respektoi distancën sociale me të moshuarin 70 vjeçar, i cili u befasua nga mbërritja e biznesmenit në shtëpinë e tij.

Vizita ishte pjesë e  një iniciative bamirësie të organizuar nga Age Uk. Ndërsa ish futbollisti furnizoi me ushqime të moshuarin pasi mbërriti aty në orën 10:15 të mëngjesit.

“David ishte në derën e shtëpisë sime. Ai është një djalë i këndshëm. Biseduam për atë që do të ndodhë me sezonin e futbollist. Ai gjithashtu na shpërndau një thes me ushqime mua dhe familjes sime,”- u shpreh i moshuari.

David, i cili po lufton me kancerin prej 3 vitesh, jeton në Abingdon së bashku me gruan dhe djalin e tij./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *