E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Dasma shqiptare” në Serbi

Dasma me motivet shqiptare të Angjelin Preljocaj shkon këtë fundjavë në teatrin e Beogradit. Trupa shqiptare e baletit që i përcolli dy koreografitë e Preljocajt, në vendet fqinje, është ftuar të përcjellë artin e koreografit shqiptar, edhe në teatrin serb. Të duartrokitur dhe të vlerësuar nga mediat e vendeve ku kanë performuar, artistët e teatrit të Operas dhe Baletit, presin të njëjtin impakt edhe në Serbi, ku pritet të ngjiten në edicionin e 13 të Dansit. Edhe pse dy pjesët koreografike, “La Stravaganza” dhe “Noches” i kanë ngjitur në skenë disa herë për publikun, emocionet dhe përgjegjësia për një tur tjetër artistik është e madhe. E ndërsa Beograd, Novi Sad dhe Nis janë rrugëtimet artistike të kësaj trupe artistësh, kryeqytetit shqiptar do t’i mungojnë këtë fundjavë.

 

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video