E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Dasma luksoze e motrës së Kate Middleton

Nuk është një martesë mbretërore, por me siguri familja Middleton për vajzën e vogël Pippa, nuk është kursyer aspak për shpenzimet. Dasma e parashikuar për në 20 maj, do të kushtojë 250 mijë sterlina, sipas sajtit “The Bridebook”, i cili ka publikuar një listë të detajuar të shpenzimeve.

 

 

Thënë ndryshe thuajse 300 mijë euro për martesën e motrës së Kate Middleton, ose thënë ndryshe 15 herë më shumë nga një martesë normale britanike.

Reklamë

 

 

Kateringu i dasmës do të kushtojë 70 mijë sterlina, fustani i nuses 10 mijë dhe unazat 20 mijë. Por mbetet ende mister fustani i Pipës, ndonëse është folir se ka zgjedhur stilistin Giles Deacon.

 

 

Ndërkohë ka mbërritur në Londër, Meghan Markle, e dashura e princit Harry, e cila do të marrë pjesë në ceremoni bashkë me partnerin e saj.

 

 

Pipa Middleton do të martohet këtë të shtunë me biznesmenin James Matthews, pas disa vitesh lidhje.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë