Do të mbahet mend si një nga dasmat që ka krijuar më shumë kuriozitet në publik. Jo vetëm kaq, por dhe si një ndër dasmat me detajet më interesante të krijimit dhe përmbajtjes së saj. Ashtu sikurse dhe Turi na lajëron shpesh gjatë emisioneve të tij,  se ende nuk kemi parë asgjë, këtë herë ju themi ne, që na besoni, vërtetë nuk keni parë asgjë.

 

 

Duke qënë se Vizion Plus ka ndjekur hap pas hapi përgatitjen e ceremonisë së dasmës së çiftit edhe gjatë festës, ditën e enjte, do të sjellë detaje nga ceremonia. Megjithatë këto ditë na ka rënë në sy diçka. Përveçse festa e beqarisë së Turit është bërë në Vjenë me disa prej miqve më të ngushtë të tij, rikthimi në Tiranë na ngacmoi…

 

 

Kur do ta shohë Turjani, Orindën nuse?! Miqtë e ngushtë të Orindës na rrëfejnë se ajo nuk ja ka treguar fustanin bashkëshortit të ardhshëm. Në fakt këtë gjë ajo e ka bërë vetëm me një rreth të ngushtë të familjes së saj dhe miqve më të afërt. Bestytni?

 

 

Më shumë se e tillë është një detaj tjetër i rëndësishëm i dasmës dhe përballjeve të mëdha emocionale të asaj dite. Turjani do të jetë në altar, kur Orinda të shfaqet përballë tij nuse, në ceremoninë e celebrimit dhe betimit përpara Zotit. Vizion Plus ka mësuar gjithashtu se ceremonia e celebrimit dhe betimit përpara Zotit do të jetë shumë personale, jashtë vëmendjes mediatike dhe jashtë blicit të aparateve fotografikë të mediave. Këtë moment Orinda dhe Turjani do ta mbajnë vetëm për vete, përpara Zotit dhe në prani të familjarëve dhe miqve më të ngushtë. Vendi i celebrimit? Këtë dhe ne po e mbajmë sekret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *