Dashi
Beqarët do jenë ata që kanë më shumë fat nga të gjithë. Do realizojnë takime të njëpasnjëshme me persona vërtet mjaft të veçantë. Të dashuruarit do vazhdojnë të njëjtën rrugë që kanë nisur. Mbrëmja do jetë disi më e ngrohtë. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë sfida edhe sikur situata të jetë shumë e qëndrueshme.
Demi
Do e lini paksa pas dore sot personin që keni në krah dhe marrëdhënia në çift nuk do jetë ashtu si e keni menduar. Duhet të mbani edhe më tepër përgjegjësi për gabimet e së kaluarës. Beqarëve u kanë rezervuar yjet një takim mbresëlënës. Financat do përmirësohen ndjeshëm falë fitimit të një lotarie ose të një shpërblimi të majmë marrë nga puna.
Binjakët
Do jeni tej mase xhelozë sot për atë që keni në krah dhe nuk do i mendoni veprimet që do bëni. Kujdes sepse çdo gjë e ka një kufi. Beqarët edhe pse do lodhen së kërkuari princin e tyre të kaltër nuk do ia dalin dot mbanë. Financat do i menaxhoni me shumë maturi dhe përkujdes. Situata fatmirësisht nuk do jetë aspak e keqe, përkundrazi.
Gaforrja
Nëse jeni prej kohësh në një lidhje sot do ju duket sikur nuk e keni shfrytëzuar si duhet jetën dhe do ju mungojë pavarësia apo liria. Flisni me partnerin dhe mos bëni asgjë të nxituar. Beqarët më mirë t’i mbyllin sytë dhe t’i pranojnë ftesat që do ju bëhen. Në planin financiar situata do jetë edhe më e mirë sesa ju e kishit menduar. Nuk do keni vështirësi.
Luani
Çështjet materiale do jenë ato që do sjellin debate dhe konflikte gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Mundohuni t’i ndani gjërat njëherë e mirë. Disa beqarë do kenë ndryshime në jetën sentimentale ndërsa disa të tjerë do vazhdojnë të njëjtën rutinë. Financat nuk do jenë të këqija kështu që përfitoni për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.
Virgjëresha
Pasioni do e pushtojë ditën tuaj sot dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Do ndiheni aq mirë në krahët e partnerit saqë shpesh do ju duket sikur jeni në një ëndërr. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm sesa të bëjnë gabime të pafalshme me zgjedhjen e ndonjë personi. Në planin financiar do keni ndihmën e familjarëve apo të afërmve të tjerë.
Peshorja
Komunikimi dhe bashkëpunimi do rivendoset sërish sot në jetën tuaj në çift. Do flisni edhe më hapur se më parë me atë që keni në krah. Beqarët do joshin një person të papërshtatshëm i cili mund t’ju sjellë edhe probleme në të ardhmen. Kujdes! Të ardhurat do jenë goxha të mira. Gjithë sakrificat që keni bërë kohët e fundit do ju shpërblehen.
Akrepi
Nuk do bini dakord për disa gjëra sot me partnerin tuaj dhe tensioni mund të ndizet së tepërmi. Bëni kujdes me ato që do nxirrni nga goja. Beqarët do ja kalojnë mirë pranë miqve dhe shokëve dhe nuk do e ndiejnë nevojën për të krijuar një lidhje. Me financat bëni kujdes. Edhe pse situata është e qëndrueshme nuk duhen bërë çmenduri me shpenzimet.
Shigjetari
Ndryshoni paksa pamjen tuaj të jashtme sot dhe do e “çmendni” edhe njëherë atë që keni në krah. Në këtë mënyrë do e ndryshoni edhe rutinën që ju kishte pushtuar. Beqarët do kenë dëshira të çmendura, por nuk duhet absolutisht të nxitohen sepse do krijojnë përshtypje shumë të keqe tek të tjerët. Financat mundohuni t’i ruani për një kohë sa më të gjatë në të njëjtën gjendje.
Bricjapi
Do i jepni më shumë prioritet se kurrë sot jetës suaj në çift. Do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat partnerit dhe të ndiheni sa më mirë. Beqarët do takohen rastësisht me një shok fëmijërie, por kësaj here do e shohin atë me një sy tjetër. Në planin financiar do bëni çmos që ta përmirësoni situatën dhe do gjeni mënyrën e duhur për t’ia dalë.
Ujori
Do jeni shumë impulsivë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe mund t’i thoni gjëra të cilat nuk do duhej. Në ndonjë moment situata edhe mund të dalë jashtë kontrollit. Beqarët me shumë gjasa do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një tjetër etapë në jetën e tyre. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar po vazhduat të tregoheni të matur me shpenzimet.
Peshqit
Do jeni më romantikë se kurrë gjatë kësaj dite ju që keni një lidhje. Çdo gjë do shkojë ashtu si e kishit menduar madje emocionet do jenë të fuqishme. Beqarët gjithashtu do jenë të gatshëm të bëjnë sakrifica vetëm për ta pasur për vete atë që pëlqejnë. Financat mund të përkeqësohen nëse nuk bëni kujdes me shpenzimet. Do keni vështirësi më pas ta riktheni gjendjen si dikur.





