E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Dashuria për sportin dhe Shqipërinë/ Rrëfimi i futbollistes nga Kameruni

Futbolli i femrave po njeh hapa gjigantë kohët e fundit dhe në Shqipëri. Kjo edhe për shkak të masivizimit edhe nga futbollistet e huaja. Skuadra e Tiranës, ndonëse e krijuar këtë vit, është një nga ekipet pretendonte për ta fituar kampionatin. Kwim Monakivine, ose siç e thërrasin të gjithë Mona, 22 vjeçe ka ardhur nga Kameruni për të vijuar këtu ëndrrën e një sportiste profesioniste.

KWIM MONAKIVINE

Reklamë

FUTBOLLISTE E TIRANËS  

”E kam filluar futbollin që kur isha fare e vogël 6 apo 7 vjeç . Në vendin tim, njerëzit e adhurojnë këtë sport, zgjohen dhe flenë më të . Nuk kam menduar asnjëherë ta braktis. Familja më ka mbështetur shumë në zgjidhjet që unë kam bërë në jetë dhe dua ta vazhdoj ëndrrën time sa të kem forcë. Prandaj i them të gjitha vajzave, nëse e ëndërroni diçka dhe e doni me zemër , asgjë nuk mund t’ju ndalë.”

Futbollistja ndalet edhe te mikpritja shqiptare.

”Tiranën e kam zgjedhur pasi kam dëgjuar nga shumë njerëz se është klubi më i mirë në Shqipëri. Edhe pse skuadra sapo është ndërtuar kam besim se mund të bëjmë mirë. Më pëlqejnë shqiptarët,  kam bërë disa shoqe por nuk e shoh të ardhmen time këtu. Ndonjëherë nuk përshtatem me ambientin. Prandaj synoj të shkojë në Francë por mbetet për tu parë.”

Trajneri i Tiranës, Edmond Ruco thotë se niveli i skuadrës po rritet çdo ditë, ndërsa bën një koment dhe për futbollistet e huaja.

EDMOND RUCO

TRAJNER I FEMRAVE TË TIRANËS

”Niveli i Femrave po ecën mirë, jam i kënaqur me stërvitjen e tyre dhe formën që ato po tregojnë në fushë. Sigurisht me vajzave dhe djemve ka një diferencë të madhe do shumë punë të arrihet ajo çfarë ne kërkojmë por kam besim se do ja dalim .Na janë afruar dhe futbolliste të huaj duke ndjekur kështu dhe atë modelin europian . Deri më tani janë përshtatur mirë me skuadrën. Ne nuk bëjmë diferencime…” 

 

Momentalisht, vendi i parë mbahet nga Vllaznia, e ndjekur nga Apollonia dhe Tirana./ Vizion Plus

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë