Lady Gaga ka rrëfyer për herë të parë “raportin e dashurisë” me Bradley Cooper.

Në një interviste të gjatë për “Elle” ajo ka deklaruar se dashuria me Cooper ishte një histori e sajuar mjaft mirë dhe me qëllim nga të dy ata.

“Ishte një histori e orkestruar si një performance, menduam të dy për cdo detaj”.

Në fakt bëhet fjalë më së shumti për performance e tyre në natën e ndarjeve të cmimeve “Oscar” ku kenduan së bashku “Shalloë”.

Afrimiteti mes të dyve në skenë, shikimet, cdo gjë tjetër bënë që mediat të aludonin se mes tyre kishte pasion dhe dashuri.  Vetëm pak ditë më vonë Gaga dhe Cooper lajmëruan edhe ndarjet nga partnered respective dhe kjo e bëri teorine se ata ishin të dashuruar, edhe më të besueshme. E megjithatë pavarësisht pritjes se mediave roze që dikush nga artistet të konfirmonte lidhjen, ajo nuk erdhi, sepse e gjitha kishte qënë skenar.

“Donim ti linim të gjithë të besonin se ishim të dashuruar. Dhe mesa duket ia dolëm. Bëmë të dy nje performance të shkelqyer. Pastaj erdhi cmimi Oscar që ishte qershia mbi tortë”, u shpreh këngëtarja e famshme.

 

 

 

Se fundmi kengetarja anuloi nje koncert ne Las Vegas per shkak te gjendjes shendetesore. Ajo eshte ftohur ne mushkeri dhe duhet te qendroje disa dite regjim shtrati gje te cilen e publikoi edhe vete ne rrjetet sociale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *