Subscribe

Në një intervistë ndryshe nga të tjerat, pastori Akil Pano rrëfeu në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus pjesë të jetës së tij të panjohura për publikun.

Gjatë intervistës për moderatoren, Pranvera Borakaj, pastori foli për dashurinë e “ndaluar” të prindërve të tij. Ai tha se në fillim daja i tij ishte kundër raportit të nënës me babanë.

Familja e nënës se Akil Panos i përkiste besimit mysliman, ndërsa familja nga ana e babait të pastorit ishin të krishterë ortodoksë. Sigurisht me kalimin e kohës daja i Akilit pranoi për dhëndër Kristoforin, babanë e pastorit.

Akil Pano: Mamaja ime vinte nga një familje myslimane, dhe daja im vëllai i vetëm i pesë motrave nuk ishte mbështetës i këtij raporti që Kristofori babai im të martohej me motrën e tij. Së pari mendoj që nuk para besonte në idenë se kjo dashuri do të funksiononte dhe që Kristofori si playboy do ta linte motrën e tij.Babai im ishte një personazh që kishte shumë shok,  shumë emër në atë qytet në atë kohë, dhe daja im nuk besonte se babai im realisht do martohej me motrën e tij të vogël. Kështu që si vëlla i madh, ai kujdesej për motrën e tij të vogël, e mbyll në shtëpi, nuk e lejoi që të takohej me babanë tim./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *