Subscribe

Denise Duval e interpretoi për herë të parë operën La Voix Humain në vitin 1959. Teatri i Parisit pas kësaj do ta kthente në skenë disa herë në vit këtë shfaqje, duke i dhënë jehonë historisë së dashurisë që dhemb e gjallon përmes telefonit. Edhe pse një shfaqje që nuk zgjat më shumë se 40 minuta, La Voix Humain kërkon zë dhe një punë të madhe aktoriale. Regjisori Nikolin Gurakuqi i ka gjetur të dy këto elementë artistikë te Sonila Baboçi. Kjo opera me një akt, vjen për herë të dytë në Teatrin e Operas dhe Baletit, por me një koncept të ri regjisorial. Katër vite më parë Gurakuqi e ngjiti për herë të parë në skenë në bashkëpunim me Ambasadën Franceze. Por, këtë herë vjen më ndryshe, jo më me orkestër, por e konceptuar si një shfaqje dhome. La voix Humain vjen mbrëmjen e së martës në teatrin e Operës dhe Baletit nënë interpretimin e Sonila Babocit dhe instrumentistëve Ardita Bufaj e Marion Guralumi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *