Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi u ndal këtë të enjte në Kavajë, ku zhvilloi një takim elektoral.

 

Me qytetarët që kishte mbledhur, Shehi diskutoi kryesisht për ekonominë dhe largimin e të rinjve nga vendi.

 

Ai u shpreh i bindur se më 25 prill, Kavaja do të votojë për opozitën.

 

“Me qytetarët e Kavajës, të cilët nuk kanë nevojë për leksione demokracie! Sot pata disa takime entuziaste në Kavajë me qytetarë që nuk kanë nevojë për leksione demokracie, pasi janë injektorët e demokracisë në vend. Ekonomia ishte kryefjalë e takimit tonë, ndërsa hemorragjia e largimit të trurit dhe rinisë ka prekur edhe Kavajën. Me 25 prill Kavaja do t’i bashkohet marshit të fitores, pasi Kavaja nuk e ka luksin të jetë një azil pleqsh, por do jetë kryeqendra e investimeve në turizëm. Kam detyrimin si politikan por edhe si nip i kësaj treve që të ngre në parlament zërin për shqetësimet e tyre madhore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *