Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk ka hezituar të kritikojë kryeministrin Edi Rama, të cilin e krahason me Vladimir Putin dhe Erdogan. I ftuar këtë të hënë në “Quos Vadis”, ai u shpreh se shefi i qeverisë tallet me shtetin dhe shqiptarët.

 

“Unë gjykoj që nuk e dëmton gjë opozitën në këtë moment, moment janë 8 vjet në kurriz, kemi përballë një kundërshtar shumë të keq, tinzar, propagandues, ka bllokuar të gjitha rrugët. Praktikisht ne kemi një autorkat siç ka Rusia, Putinin, siç ka Turqia Erdoganin, ne kemi Edi Ramën se nuk vjen Putini këtu se nuk ka vend për Putinin këtu. Jemi në një situatë të turpshme. Kur kemi filluar për demokracinë 30 vjet më para kërrkujt nuk i kishte shkuar ndërmend më para që do të gjendeshim të përballonim këtë 30 vite më pas. Dmth që një njeri i vetëm tallet me shtetin shqiptar, ka parullë gjithë pushtetin, ndan miliona dhe miliarda me miqtë e vetë. Bën atë që e kam thënë 100 herë në parlament, në darkë venë hartën e Shqiprisë, gjithë fukarenjtë e Shqiptërisë venë sofrën, venë supën, kurse këta vënë hartën e Shqipërisë e thonë, ka tepruar kjo dhe ajo. Këtë do t’ia japim kinezëve, aeroportin e Vlorës ia japim turqëve, portin ia japim arabëve etj etj. Cakton ky me familjën e vet, me miqtë e vet duke ngrënë darkë se kush do ta mbajë Shqipërinë dhe kush do ta presë copa copa e ta shpërndajnë.”

 

Sipas Shehit, është e nevojshme që klasat politike të punojnë për të ndryshuar Shqipërinë dhe jo të konfrontohen se kush bëhet ministër.

 

“Do të shkruhet të kjo marrëveshja e përbashkët brenda këtij muaji. Që do jemi bashkë përpara dhe mbrapa dhe ku do përcaktojmë prioritetet. Prioritetet nuk do të jenë më si më përpara, sesa ministra kam unë apo dikush tjetër. Prioritetet do të jenë që a do jemi dakord me këtë skemë të re politike, dmth a biem dakord që ta ndryshojmë fiskun e Shqipërisë, a biem dakord që do të ndryshojmë formulën e pensioneve, a biem dakord që do rrisim rrogat e shqiptarëve, të të gjithë shqiptarëve, nënpunësve, dhe jo vetëm një ose dy kategorie, a biem dakord me atë që tha Z.Basha që kryeministri i vendit do të rrijë vetëm dy mandate. Të krijojmë principet bazë të një demokracie ndryshe që t’I afrohet asaj europiane, të jetë më tepër garantuese. A biem dakord qoftë dhe për systemin e drejtësisë? Këto janë temat e mëdha që do të diskutojmë, kjo është dialektika e brendshme e opozitës shqiptare, e të djathtës në përgjithësi?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *