Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 May 2025
Vizion fokus

Trump: SHBA propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Sulmoi me thikë dhe verboi shkrimtarin Salman Rushdie, dënohet...

Samiti i Komuniteti Politik Evropian, Proda falenderon punonjësit e...

Rama: Zgjedhjet e 11 majit ishin 100% shprehje e...

Rama pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian...

Berisha i bashkohet protestës pas mbërritjes nga Brukseli: Njoha...

PD protestë pas humbjes së thellë në zgjedhje

“Faleminderit!”/ Nuk arriti të marrë mandatin, Majko reagon për...

Milanit i rikthehet “makthi” Tonali nga Anglia, City kërkon...

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk telefonojnë Trumpin nga...

DASH, Shqipëria progres në trafikun e qenieve njerëzore

30 Qershor 21:17

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry paraqiti këtë enjte raportin e vitit 2016 për trafikimin e qënieve njerëzore në botë. Shqipëria dhe Kosova, ashtu si më parë, vazhdojnë të jenë në grupin e dytë. Raporti i grupon shtetet në tri kategori, ku në kategorine e parë bëjnë pjesë shtetet, qeveritë e të cilave përmbushin standardet minimale, në të dytën vendet që nuk i përmbushin plotësisht standardet, por që bëjnë përpjekje të mëdha për t’i përmbushur dhe në të tretin janë vendet që nuk i plotësojnë standardet dhe që nuk bëjnë përpjekje.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Shqipëria edhe në raportin e këtij viti, vazhdon të klasifikohet në kategorinë e dytë përsa i përket trafikut me njerëz. Raporti thekson se Shqipëria mbetet vend burimi dhe destinacioni në trafikun e seksit dhe në punën e detyruar si brenda vendit, ashtu edhe në vende fqinje si Kosova, Maqedonia, apo Greqia.

Raporti ngre problemin e fëmijëve të komunitetit rom e egjiptian që shfrytëzohen si lypës apo në forma të tjera pune të detyruar, si dhe problemin e grave e vajzave që shfrytëzohen në tregtinë e seksit. Korrupsioni dhe lëvizjet e shumta në personelin policor e bëjnë joefikase punën e forcave të rendit kundër problemit, thuhet më tej në analizën e Departamentit të Shtetit.

Problemet që vazhdojnë e bëjnë të pamundur që Shqipëria të përmbushë standardet minimale për t’u klasifikuar si vend që ka eliminuar trafikun, por raporti vlerëson se po bëhen përpjekje të konsiderueshme në këtë drejtim.

Autoritetet kanë përmirësuar reagimin e forcave të rendit duke shpallur fajtorë më shumë trafikantë se në 2014, ndër të cilët edhe individë që detyronin fëmijët të punonin si lypsarë.

Por raporti nënvizon se ka rënë numri personave të identifikuar si viktima, apo i individëve të dyshuar si trafikantë të cilët ndiqen penalisht, krahasuar me 2014. Në 2016, qeveria dhe OJQ-të identifikuan 109 viktima të trafikut dhe individë të kërcënuar nga trafikimi, krahasuar me 125 në vitin 2014. Raporti thekson edhe problemin e mos-identifikimit të personave të shfrytëzuar si viktima të trafikimit, por thjesht si çështje të lidhura me “shfrytëzim prostitucioni”, duke e bërë situatën e viktimave më të vështirë si gjatë procesit të hetimeve, ashtu edhe më pas në akordimin e mbështetjes.

Në 2015, qeveria ndoqi penalisht 15 të dyshuar, krahasuar me 18 të ndjekur penalisht në 2014. Të gjithë personat e shpallur fajtorë për trafikim u dënuan me burgim nga 6-17 vjet, megjithëse dënimi për tre prej tyre ishte nën standardin minimal prej tetë vjetësh burgim.

Qeveria, thuhet në raportin e DASH mbi trafikun me njerëz, ka ulur fondet për strehat shtetërore për viktimat e trafikimit, megjithëse ka vazhduar të financojë rrogat për 12 punonjës në dy qendra strehimi. Qeveria ka vazhduar praktikën e hetimit dhe ndëshkimit të viktimave për akte penale që janë kryer gjatë kohës që ishin të trafikuar, megjithëse ligji i mbron viktimat nga ndjekja penale.

Raporti nënvizon se plani i veprimit 2014-2017 përsëri nuk ka pasur fonde të mjaftueshme. Departamenti i Shtetit rekomandon në raportin e tij që Shqipëria të ndalë ndëshkimet ndaj viktimave, për akte që janë kryer gjatë periudhës që ishin të shfrytëzuar nga trafikantë; të rrisë fondet e OJQ-ve për strehat e viktimave, të përmirësojë mbështetjen mjekësore, psikologjike dhe të riintegrimit për viktimat në streha. Raporti bën thirrje për infrastrukturë përmes shoqërisë civile për identifikimin e viktimave dhe për t’i mbështetur ata të raportojnë mbi trafikantët, zyrtarët e korruptuar dhe të përfshihen në procesin e hetimit të trafikantëve.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
DASH John Kerry Kosova Progres raport shqiperia Standarde trafik

Nga e njëjta kategori

Nis Ferma VIP! Gjithçka rreth largimit të Albës dhe Limit, çfarë do të ndodh sonte

më shumë...

Rama: Zgjedhjet e 11 majit ishin 100% shprehje e vullnetit politik të shqiptarëve, ka ende vend për përmirësim

më shumë...

Zelensky kërkon paqe, Rusia hesht, Frederiksen tregon nga Tirana hapat e radhës të Ukrainës

më shumë...

Kryeministrja daneze në Tiranë: Europa duhet të riarmatoset, Rusia mbetet kërcënimi kryesor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:30

Trump: SHBA propozim Iranit për programin e...

9:06

Si mund t’ia ulni aciditetin kafesë

9:00

Nis Ferma VIP! Gjithçka rreth largimit të...

8:52

BE e shqetësuar për operacionet e fundit...

8:43

Sulmoi me thikë dhe verboi shkrimtarin Salman...

8:34

Samiti i Komuniteti Politik Evropian, Proda falenderon...

8:24

Lirohet gazetari suedez i burgosur në Turqi...

7:14

Rama: Zgjedhjet e 11 majit ishin 100%...

7:13

Zelensky kërkon paqe, Rusia hesht, Frederiksen tregon...

7:02

Kryeministrja daneze në Tiranë: Europa duhet të...

6:59

Rama pas përfundimit të Samitit të Komunitetit...

6:44

Berisha i bashkohet protestës pas mbërritjes nga...

6:30

Dalja e rrallë e aktorit të “Home...

5:43

PD protestë pas humbjes së thellë në...

5:40

FOTO/ Tirana në qendër të vëmendjes europiane,...

5:05

“Faleminderit!”/ Nuk arriti të marrë mandatin, Majko...

4:58

Milanit i rikthehet “makthi” Tonali nga Anglia,...

4:44

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:36

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk telefonojnë...

4:26

Kolegji zgjedhor vendos për votat e Greqisë

Më të klikuarat

  • ZGJEDHJET 2025/ Rezultatet LIVE, votat për çdo kandidat, man...
  • A do ta dorëzojë mandatin që të futet Qori në parlament? Për...
  • Ndryshon renditja e kandidatëve, garë e fortë në listën e PS...
  • ZGJEDHJET 2025/ REZULTATET LIVE
  • ZGJEDHJET 2025/ Ja kush janë kandidatët më të votuar aktuali...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services