E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Politikë

DASH: Po vlerësojmë pasojat e vendimit të presidentit Meta

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit është shprehur se lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe situata politike në Shqipëri po ndiqen me kujdes dhe po mbahen konkakte me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit.

 

Departamenti i Shtetit, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër, ka thënë zëdhënësi i pyetur nga Zëri i Amerikës.

 

Reklamë

Lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zëdhënësi tha se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njejtë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.

 

Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë