Dialogu Kosovë-Serbia ka hyrë në një fazë të rëndësishme. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po intensifikojnë përpjekjet e tyre diplomatike për arritjen e një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundshme.

 

Së fundmi zëdhënësi i DASH, Ned Price tha se Uashingtoni kanë qenë konsistent dhe përkrahës për dy vendet për arritjen e marrëveshjes në ditët në vijim.

 

NED PRICE

 

ZËDHËNËSI I DASH

 

Meshazhi i SHBA ka qenë i qartë, ne e mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kjo është arsyeja pse i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, ishte në Prishtinë dhe në Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor. Ai ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm dhe konstruktiv për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon. Ne jemi parterë për të dyja vendet dhe shpresojmë që ato do ta zgjidhin këtë paqësisht në ditët në vijim.

 

Të njëjtin qëndrim mbajti një ditë më parë edhe përfaqësuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

 

Ajo u shpreh nga Prishtina se propozimi franko-gjerman është mundësi e mirë për të dy vendet në arritjen e një marrëveshjeje. Sipas saj, Kosova e Serbia duhet ta shfrytëzojnë këtë moment, pasi zhvillimet e fundit në Evropë janë kaotike dhe të paqëndrueshme.

 

Ndërkohë ditën e enjte Prishtinën do e vizitojë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë turit të saj në Ballkanin Perëndimor, ku në fokus do të jetë përshpejtimi i rrugës së rajonit drejt anëtarësimit në Union.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *