Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia Saudite, marrëveshje...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i...

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes...

DASH: Mos e hapni urën e Ibrit. KFOR: Çdo vendim të merret përmes dialogut

14 Gusht 19:41

Departamenti Amerikan i Shtetit e përforcoi sot përmes një deklarate qëndrimin e Uashingtonit se nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të urës së Ibrit në Mitrovicë.

“Hapja e urës për lëvizjen e automjeteve tani rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it, përfshirë amerikanët, të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë.”

Departamenti amerikan i shtetit i kërkoi qeverisë së Kosovës të përmbahet nga veprimet e njëanshme ta trajtojë çështjen brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Ndërkohë  më  herët  në  lidhje me ceshtjen e  hapjes së   urës së  Ibrit ka reaguar edhe KFOR. Përmes një komunikate për media,  misioni paqeruajtes i Natos në  Kosovë rithekson se është i pranishëm në të gjithë territorin e vendit dhe paralajmëron se nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të zhvillimeve që mund të cenojnë sigurinë.

“Ne kemi një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe komandanti i KFOR-it ka autoritetin për ta përshtatur atë sipas nevojës dhe nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së.”

KFOR ka bërë thirrje që çdo vendim për urën të merret përmes dialogut.

“KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth. Rikonfirmojmë se çdo vendim në lidhje me urën mbi lumin Ibër duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.”

Në komunikatë mes tjerash thuhet  se misioni do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët, përfshirë Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

 

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Ibrit ura Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë” Katedralen e Funchalit, zhgënjehen nga çifti

më shumë...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona, anulohen 1,300 fluturime

më shumë...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së furgonit me një kamion, mes viktimave ka edhe fëmijë

më shumë...

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë se temperatura gjatë natës mund të ndikojë më shumë nga sa mendoni

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

11:18

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana...

11:15

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Situata...

Më të klikuarat

  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima ishin shokë fëmijërie, 2...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.