E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

DASH mbështet integrimin e Shqipërisë: Hapja e negociatave të kryhet pa vonesa

Shkupi dhe Sofja nuk kanë dërguar asnjë sinjal progresi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mbajnë peng hapjen e negociatave, ndërsa mbledhja e fundit e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bashkimin Europian, nën presidencën portugeze është planifikuar më datë 22 qershor.

 

Në këto kushte, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin thirrjen që Tiranës dhe Shkupit t’i hapet drita jeshile, pa vonesë. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, në një postim në rrjetet sociale, konfirmon mbështetjen për të dyja vendet.

 

Reklamë

NED PRICE

ZEDHENES, DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT

“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët europiane të aspirantëve.”

 

Ndërkohë, kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është pritur në një darkë pune nga presidenti Emmanuel Macron në Paris. Dy liderët i bënë edhe njëherë thirrje Brukselit që të mos zhgënjejë pritshmëritë e rajonit.

 

EMMANUEL MACRON

PRESIDENT I FRANCES

“Bashkimi Europian vendosi në mars të vitit të kaluar për të filluar negociatat me vendin tuaj dhe tani është koha për ta konkretizuar atë vendim dhe Franca në mënyrë aktive e mbështet atë. Maqedonia e Veriut meriton të fillojë negociatat pa vonesë. Unë jam personalisht i përfshirë në gjetjen e një zgjidhje me Bullgarinë.”

 

ZORAN ZAEV

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

“Është shumë e rëndësishme për ne që Franca të mbështesë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, me standarde të përcaktuara qartë dhe pa humbur kohë. Përpara nesh është Samiti i Këshillit Europian në qershor, i cili është një mundësi reale për një hap përpara dhe një zgjidhje që do të heqë bllokadën në rrugën tonë europiane.”

 

Zaev gjithashtu theksoi se çështjet e gjuhës maqedonase dhe identiteti nuk mund të jenë në tryezën e negociatave. Sipas tij, zgjidhjet e propozuara të presidencës portugeze janë një bazë e mirë dhe vendi është i gatshëm për një dialog dypalësh që do të sjellë një marrëveshje të arsyeshme dhe të pranueshme reciprokisht nën Marrëveshjen e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë.

Më shumë video

Reklamë