Dasara Karaiskaj njihet si një ndër personazhet që e shpreh mendimin e saj hapur në publik. Në një intervistë të dhënë për emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus në lidhje me temën “Vjazat propozojnë djemtë”, Dasara ka ndarë eksperiencën e saj të propozimit.

Ka qenë ajo që ka propozuar bashkëshortin e saj Damianon dhe si e tillë ajo u shpreh:

“Pas 6 muajsh marrëdhënie edhe unë i dhashë drejtim vetë , vendosa vetë t’i jap drejtim.  Pas gjashtë muaj bashkëjetesë me Damianon i thashë a i takojmë një herë ata të shtëpisë sime, jo për t’i dhënë një drejtim marrëdhënies por sepse prindërit e mi ishin jashtë dhe të rrinin te qetë. Ja ky është ai djali që po shoqërohem në këtë momente dhe nuk ka pasur në thelb një propozim martese. Ka qenë kjo, pastaj vajza dhe e neglizhuam shumë martesën,”-  ka përfunduar Dasara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *