E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Darmian ndëshkon Atalantën dhe çon Interin n 137 gjysmëfinalen e kupës

MILAN, ITALY - JANUARY 31: Matteo Darmian of FC Internazionale celebrates after scoring the goal during the Coppa Italia Quarter Final matcy between FC Internazionale and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on January 31, 2023 in Milan, Italy. (Photo by Mattia Ozbot - Inter/Inter via Getty Images)

Inter siguroi kualifikimin për në gjysmëfinalen e kupës së Italisë duke mundur Atalantën 1 me 0.

 

Zikaltërit u treguan racional në maksimum në “San Siro” përballë një kundërshtare të denje dhe cilësor veçanërisht në fazën ofensive, që këtë herë për meritë të mbrojtjes së Interit, nuk arriti të përsëriste ndeshjet mjaft pozitive të javëve të fundit në kampionat.

 

Reklamë

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me nga një episod të rëndësishëm në secilën portë.

 

Fillimisht një rast shumë i mirë me kokë i Zapatës që përfundon jashtë për pak. E më pas Interit gjen shtyllën pas një goditje të turkut Hakan Calhanoglu.

 

Pjesa e dytë nisi me një të majtë të Gosens për Interin dhe një goditje të gabuar të Mehle për miqtë.

 

E megjithatë në të 57 ndeshja zhbllokohet për meritë të Darmian në fund të një aksioni me protagonist Calhanoglu dhe Lautaron.

 

Goli në fakt e ndezi ndeshjen, e cila njohu disa raste për shënim në të dyja portat, por Lukaku e Mikitarian nga njeri krah si dhe Boga e Lukman nga ana tjetër nuk shënuan. Tek Atalanta bëri një paraqitje mjaft të mirë Gjimshiti e po ashtu Asllani tek Inter tregoi se është një rezervë luksi.

 

Në gjysmëfinale Inter do të gjejë një mes Juventusit dhe Lacios.

Vazhdo të lexosh

Reklamë