Subscribe

Mosfunksionim i kolektorit për kullimin e ujërave ne Darëzeze, bëri që 15 hektarë tokë të ishte nën pushtetin e ujit dhe mbetjeve. Disa muaj më pas, flota e ekskavatorëve ka përfunduar së pastruari, thelluari dhe risistemuari këtë kolektor, duke i dhënë siguri fshatit, lidhur me vërshimet e ujerave. Me një fond prej 54 milionë lekësh të reja, financim ky i qeverisë shqiptare, bëri te mundur që më shumë se 3 km kolektor, të jenë në gatishmëri të plotë, duke eliminuar rrezikun e përmbytjeve. Sipas drejtorit të bordit të kullimit, nëpërmjet këtij investimi, përfitojnë fermerët e tre njësive administrative Levan-Frakull dhe Dërmënas.
Pas kësaj ndërhyrje, bordi i kullimit në bashkëpunim me bashkinë, pritet të punojnë për pastrimin e rrjeteve të tjera kulluese në rajonin e Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *