Subscribe

Dardha është një nga fshatrat më të njohur të juglindjes së vendit. Fshati me shtëpi të gurta e rrugica me kalldrëm, me një kulinari të pasur,  është shumë i kërkuar nga turistët vendas e të huaj.

 

Banorët historikisht kanë emigruar, kryesisht në SHBA por Dardhën nuk e kanë harruar për asnjë çast sepse malli, siç thonë dhe ata vet, është shumë i madh. Ilia Boçi qe prej vitesh jeton ne SHBA, çdo vit vjen në fshatin  ku është lindur dhe rritur , e si ai ka dhe shumë të tjerë.

 

Çuditen këta njerëzit e mi, më thonë po ccfarë do ti atje, je i sëmurë , po unë prapë këtu do vij.

 

Njëherë në vit vij patjetër, rrënjët me tërheqin, gjaku jot të thërret.

 

Takohemi me të dashurit tanë, kujtojmë fëmijërinë, ky është vendi ku ne jemi rritur.

 

Ndërkohë kulinaria mbetet e veçanta e kuzhinës tradicionale Dardhare.

 

Një turist që vjen në Dardhë kërkon ushqime sa më organike, lakror, petulla të fshira,  djath dhe raki kumbulle.

 

Pas vitit 1990 një pjesë e mirë e banorëve janë kthyer e kanë ndërtuar shtëpitë e tyre e të tjerë pritet të vijnë në fshatin që nuk është më shumë se 17 km larg nga qyteti i Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *