E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dardha dhe Voskopoja, destinacionet turistike

Edhe pse temperaturat e nxehta na drejtojnë drejt detit, ka edhe nga ata që arratisen 1340 metra lart, në Voskopojë apo Dardhe, aty ku ajri i pastër e gatimet tradicionale, ofrojnë shumëçka dëshirojmë për të pushuar.

 

Korça është një destinacion i kërkuar gjatë gjithë vitit, por në fundjavë vështirë të gjesh vende në tavernat, bujtinat apo hotelet e këtij qyteti që josh me Dardhën dhe Voskopojën, kishat e vjetra apo me gatimet e trashëguara brez pas brezi.

 

Reklamë

Ka edhe nga ata që rikthehen për çdo vit në këto dy fshatra turistikë.

 

Vetëm këtë vit Voskopoja ka pësuar ndryshime  të mëdha. 5 milionë euro investime dhe 4 kisha të restauruar vetëm në këtë zonë e kanë bërë këtë qytezë, një alternativë edhe më bindëse për të pushuar.

 

Më shumë video

Reklamë