Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë në mbrëmje përballë Greqisë , një sfidë që do të vendose shumë lidhur me fatin e dardanëve.

Megjithatë skuadra e Bernard Shaland  do e ketë shumë të vështirë, kjo për shkak të mungesave të rëndësishme që kosovarët kanë. Tekniku Beranrd Shaland do duhet të bëjë pa 3 futbollistë me peshë si Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova.

Kjo edhe për shkak se gjendja fizike e lojtarëve në dy ndeshjet e kaluara ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë nuk ishte aspak e mirë. Në konferencën për shtyp , trajneri Shaland tha se pavarësisht mungesave, lojtarët do të japin maksimumin.

 

BERNARD CHALLANDES

TRAJNERI I KOSOVËS

 

” Të gjithë e dinë se nuk është një moment i mirë për ne. Kemi disa probleme, mbi të gjitha me lojtarë të lënduar. Nuk jemi të lumtur me rezultatet, nuk jemi të kënaqur me paraqitjet. Ishte një zhgënjim i madh me Maqedoninë e Veriut, një lojë jo e lehtë me Slloveninë apo Greqinë. Ne duhet të qëndrojmë si ekip, unë duhet të rri si trajner që mund ta ndihmoj ekipin”.

 

Tekniku zvicerian vlerësoi maksimalisht një kundërshtar si Greqia ndërsa tha se edhe  humbja nuk do të ishte një turp .

 

” Unë nuk dua të humbas, por nuk është turp të humbim nga Greqia. Është ekip me traditë e me lojtarë të mirë dhe që ka prodhuar lojtarë të mëdhenj. Ne luajmë në Ligën C dhe nuk mund të themi se mund të fitojmë gjithsesi ndaj Sllovenisë dhe Greqisë të shënosh nuk është e lehtë. ”

 

Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik të Athinës, pa praninë e tifozëve në orën 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *