Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 December 2025
Vizion fokus

Italia forcon mbështetjen për Ukrainën, Meloni telefonon Zelenskyn: Gjeneratorë...

Sigurimi me detyrim nga tërmetet miratohet këtë dhjetor, sa...

Tabaku: Paqja fiskale, një aventurë me risk për integrimin

Pas grabitjes spektakolare, një tjetër goditje për Luvrin, përmbytja...

Malaj: Jemi konsultuar me BE dhe FMN për paqen...

E konfirmon ministri: Po  mbaron koha e bonuseve, tani...

Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në...

Nuk ndalen sulmet ruse ne Ukrainë, goditjet vijnë pas...

Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez, publikon momentet...

Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e...

Danimarka sërish detekton dronë mbi objekte ushtarake

28 Shtator 14:22

Më shumë dronë janë detektuar mbi objekte ushtarake daneze gjatë natës, tha Ushtria e Danimarkës të dielën.

Kjo është dita e dytë me radhë që Danimarka detekton dronë, teksa shteti në javët e fundit është përballur me disa incidente të tilla.

“Forcat e Armatosura mund të konfirmojnë se janë parë dronë mbi disa lokacione të ushtrisë gjatë natës. Kemi dislokuar disa kapacitete”, tha ushtria përmes një njoftimi.

Ushtria nuk ofroi detaje lidhur me incidentet apo për përgjigjen e saj.

Mediat daneze raportuan se asnjë aeroport nuk është mbyllur gjatë natës.

Shfaqja e dronëve në mbarë Danimarkën dhe Norvegjinë që nga 22 shtatori ka detyruar autoritetet të mbyllin disa aeroporte. Danimarka ka lënë të kuptohet se Rusia mund të jetë e përfshirë në këto incidente.

Një ditë më herët, Ushtria e Danimarkës tha se dronë të paidentifikuar u panë mbi “disa objekte ushtarake” mbrëmjen e së premtes dhe të shtunën, por nuk dha më shumë detaje për këto incidente.

Ndërkaq, Policia daneze konfirmoi se “një deri në dy dronë” u panë të premten mbrëma afër dhe mbi bazën ushtarake Karup – baza më e madhe e shtetit ku gjenden të gjithë helikopterët e ushtrisë dhe pajisje të tjera për vëzhgim.

NATO ka “rritur vigjilencën” në Baltik pas inkursioneve, njoftoi një zëdhënës i aleancës ushtarake perëndimore.

Kopenhaga është mikpritëse e samitit të Bashkimit Evropian, kur krerët e qeverive evropiane do të mblidhen javën e ardhshme. /REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Danimarka Drone Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Dhjetori nuk është muaji i tyre, këto janë shenjat e pafata të Horoskopit këtë muaj

më shumë...

Italia forcon mbështetjen për Ukrainën, Meloni telefonon Zelenskyn: Gjeneratorë dhe pajisje emergjente drejt Kievit

më shumë...

Tabaku: Paqja fiskale, një aventurë me risk për integrimin

më shumë...

Pas grabitjes spektakolare, një tjetër goditje për Luvrin, përmbytja shkatërron qindra dokumente historike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Vrau gjithë anëtarët e familjes, nuk pendohet 27-vjeçari: Du...
  • Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në 25%, për...
  • “Pse më parakalove”, si ndodhi plagosja me armë në Berat, zb...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 7 dhjetor 2025, çfarë kanë para...
  • Tragjike në Kosovë, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në Kli...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.