Fëmijët  në Danimarkë janë rikthyer në ambientet e shkollës, aspak të ngjashme me ato përpara pandemisë. Klasat janë improvizuar në ambiente të gjelbra dhe në hapësira që lejojnë respektimin e distancës.

Zyrtarët e arsimit kanë siguruar se masat e higjenës respektohen maksimalisht. Danimarka ishte ndër vendet e para europiane që mbylli kufijtë dhe pezulloi aktivitetet. Shkollat e mesme pritet të hapen më 10 maj.

Ndërkohë Suedia, Austria dhe Cekia ofrojnë të njëjtën panoramë. Ndërsa edhe Italia e Spanja, dy vendet më të goditura në continent, gjithashtu kanë filluar gradualisht lehtësimin e masave. Të dyja vendet vijojnë të raportojnë shifra në rënie të vdekjeve dhe infeksioneve të reja nga koronavirusi.

Ndryshe nga këto shtete, Franca e cila raportoi 762 viktima brenda 24 orëve, ndërsa numri total i viktimave arriti rreth 16 mijë, vendosi zgjatjen e izoliomit deri në 11 maj. Edhe Britania e Madhe po shqyrton mundësinë e shtyrjes së kufizimit të paktën deri në 7 maj, ndërsa vendi regjistroi  813 të vdekur dhe 93 mijë të infektuar.

Ndërkohë Gjermania do të jetë e izoluar deri më 7 maj.

Në të gjithë botën tashmë numërohen më shumë se dy milionë pacientë me koronavirus, rreth 130 mijë kanë vdekur dhe 500 mijë të tjerë fatmirësisht janë shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *