Danimarka bëhet vendi i parë që duke nisur nga kjo e martë, 1 shkurt, nuk do të ketë asnjë kufizim kundër koronavirusit.

 

Qeveria e vendit vendosi që nuk do të kërkohet vendosja e maskës mbrojtëse me detyrim, certifikata e vaksinimit për të frekuentuar ambientet e brendshme, si dhe nuk do të ketë kufizime në numrin e personave të pranishëm në bare dhe restorante.

 

Ndërkohë, nga 1 shtatori do të rihapen të gjitha klubet e natës, ku po ashtu një numër i pakufizuar i njerëzve mund të marrin pjesë në grumbullimet në ambiente të mbyllura.

 

Masat që do të mbeten në fuqi lidhen vetëm me kufijtë shtetërorë për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga shtetet që nuk janë në Zonën Shengen.

 

Strategjia e autoriteteve daneze gëzon një mbështetje të gjerë brenda vendit. Sipas një sondazhi, 64 përqind e qytetarëve të anketuar deklaruan se kanë besim në politikën e qeverisë lidhur me pandeminë. Kjo lidhet edhe me faktin që numri i hospitalizimeve është më i ulët krahasuar me valët e mëparshme të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *