Danimarka është vendi i parë në botë që nuk e konsideron më koronavirusin një sëmundje kritike për shoqërinë.

 

Kryeministrja Mete Frederiksen bëri të ditur se nga data 1 shkurt në të gjithë vendin nuk do të jetë në fuqi asnjë kufizim ndërsa vetëm udhëtarëve që vijnë nga shtete të tjera, do t’u kërkohet një test negativ ndaj Covid 19.

 

METTE FREDERIKSEN

KRYEMINISTRE, DANIMARKE

 

“Kemi lajme tepër të mira, deri më 1 shkurt pjesa më e madhe e kufizimeve në të gjithë Danimarkën, do të hiqen. Megjithëse kjo mund të duket e çuditshme dhe paradoksale pasi vendi po përjeton shkallët më të larta të infeksionit deri më tani, numri i pacientëve në kujdes intensiv ka rënë ndjeshëm dhe autoritetet nuk shohin më një lidhje mes numrit të shtrimeve në spital dhe atij të infeksioneve.”

 

Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke deklaroi se vendimi është i sigurt dhe është marrë në kohën e duhur pasi niveli i vaksinimit në vend e ka tejkaluar nivelin e 80% me dy doza, ndërsa gjysma e popullsisë tashmë ka marrë edhe vaksinën përforcuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *