Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen

Rusia godet një anije mallrash në Detin e Zi,...

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e...

Ngadalësohet trafiku në Hormuz, Irani thotë se ka mbyllur...

Kryeministri Rama sot në Francë, takim kokë më kokë...

SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar për një plan drejt...

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”,...

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare u vjen...

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në Zvicër, kryeministri...

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën pasi mbetën...

Danimarka dëshiron të parandalojë djegien e Kuranit

1 Gusht 08:22

Danimarka dëshiron të parandalojë djegien e Kuranit – nëse është e mundur. Qeveria daneze është në kërkim të mënyrave dhe mjeteve për të ndalur protestat, në të cilat përdhosen librat e shenjta myslimane. Në Danimarkë dhe Suedi, kohët e fundit u mbajtën disa demonstrata në të cilat Kuranit iu vu zjarri ose u shkel me këmbë. Kjo çoi në tensione serioze midis këtyre dy vendeve nordike nga njëra anë dhe shteteve islamike nga ana tjetër.

Danimarka tani shihet në shumë pjesë të botës si një vend që mundëson ose lejon fyerjet dhe denigrimin e vendeve të tjera, sipas Kopenhagës. Është fakt se disa aksione proteste kishin të bënin kryesisht me provokim.

“Pasojat negative për Danimarkën”

Kjo është arsyeja pse tani po shqyrtohet se si të veprohet ose si të trajtohen demonstrata të tilla, nëse ato “fyejnë vende, kultura dhe fe të tjera dhe nëse mund të kenë pasoja të rënda negative për Danimarkën, jo vetëm në aspektin e sigurisë”, tha ministri i Jashtëm, Lars Lokke Rasmussen, për Shërbimin Publik Danez DR. “Djegia e Kuranit është një akt thellësisht fyes dhe i pamenduar, i kryer nga disa individë. Ata pak individë nuk përfaqësojnë vlerat mbi të cilat është ndërtuar shoqëria daneze”, shtoi ministri i Jashtëm danez.

Danimarka dhe Suedia kanë deklaruar vazhdimisht se u vjen keq për djegien e Kuranit, por nuk mund ta parandalojnë atë për shkak të ligjeve që mbrojnë lirinë e fjalës dhe të shprehjes. Rasmussen thekson gjithashtu se çdo kufizim “natyrisht duhet të bëhet brenda lirisë së shprehjes të mbrojtur me kushtetutë”. Respekti për lirinë e fjalës dhe të shprehjes është i përhapur në Danimarkë dhe është një nga vlerat më të rëndësishme në këtë vend.

“Veprat e neveritshme”

Kryeministri suedez Ulf Kristersson shkroi në Instagram se është në kontakt të ngushtë me homologen e tij daneze, kryeministren Mette Frederiksen kur bëhet fjalë për përdhosjen e Kuranit. Suedia tashmë ka filluar të “shqyrtojë situatën ligjore” dhe të marrë në konsideratë “masa për të forcuar sigurinë kombëtare dhe sigurinë e suedezëve në Suedi dhe në mbarë botën”.

Sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve Reuters, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan i bëri thirrje ministrit të Jashtëm suedez Tobias Billstrom që të ndërmarrë hapa konkretë për të parandaluar djegien e mëtejshme të Kuranit. Vazhdimi i këtyre “akteve të urryera” nën maskën e lirisë së shprehjes është i papranueshëm. Fidan i bëri më parë një kërkesë të ngjashme Danimarkës.(AFP, Reuters)

Posted Under:
Bota Kryesoret Sociale
Tagged:
Danimarka Djegie Kuran

Nga e njëjta kategori

Denis Çumani

Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas 5 muajsh dy kushërinjtë

më shumë...

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen

më shumë...

Rusia godet një anije mallrash në Detin e Zi, një viktimë

më shumë...

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

Denis Çumani
11:06

Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë,...

10:49

I riu me motoçikletë përplas 71-vjeçaren në...

10:43

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen

10:29

Rusia godet një anije mallrash në Detin...

10:26

“Partizani”, Ylli Pango dhe Jamarbër Malltezi paraqiten...

10:19

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në...

10:14

Aksidenti tragjik në Gjermani, dy vajzat shqiptare...

10:05

Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes...

9:52

Ngadalësohet trafiku në Hormuz, Irani thotë se...

9:27

Kryeministri Rama sot në Francë, takim kokë...

9:15

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy...

8:57

SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar për një...

8:29

Temperatura deri në 36 gradë celcius, parashikimi...

8:17

“Disa sekrete mund të dalin në dritë”,...

11:12

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar...

11:05

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare...

10:05

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në...

9:39

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën...

9:19

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e...

8:32

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do...

Më të klikuarat

  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për 4 shenja Hor...
  • “Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, Spiropali i p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.