E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Danielsson: Punoni për reformat!  

Plotësimi i prioriteteve që Komisioni Europian i ka caktuar Shqipërisë me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësim, është diskutuar gjatë takimit që presidenti Meta, pati me drejtorin e zgjerimit Christian Danielson. Kreu i shtetit nënvizoi rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, ngritjen dhe funksionimin e organeve të vettingut.

 

Po ashtu u nënvizuar rëndësia e nisjes në kohë të reformës zgjedhore, për të trajtuar të gjitha shqetësimet dhe rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it. Gjatë vizitës në Tiranë, zyrtari i lartë është takuar edhe me kryeministrin Rama. Ne takim u diskutua mbi ecurinë e reformave legjislative, me qëllim afrimin e vendit me BE. Danielsson, pati një takim të veçantë edhe me ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë