Subscribe

Ka kaluar më shumë se gjysma e rrugëtimit për konkurrentët e “Dancing with the stars” dhe ethet e garës që të çojnë drejt kupës së madhe bëhen gjithnjë e më të forta.

 

Mbrëmja e shtatë në teatrin e kërcimit në Vizion Plus, tejkaloi pritshmëritë. Formula e eliminimeve ndërpreu garën për këngëtaren Mariza Ikonomin.

 

Ajo nuk u rendit në fund të tabelës së klasifikimit. Ishte Niko Komani ai që numëronte më pak vota nga publiku e që zgjodhi në Dance off Marizën e jo Amosin, të parafundit për nga pikët.

 

E nga kjo përballje, u largua Mariza Ikonomi, e cila edhe pse mori mbështetjen e tre anëtarëve të tjerë të jurisë, u përzgjodh nga kryetari Ilir Shaqiri që të braktiste garën.

 

|”Dancing with the stars” kishte paralajmëruar që në nisje të edicionit të shtatë që surprizat do të ishin të shumta, nisur edhe nga formula e eliminimeve me të cilën konkurrentët janë njohur edhe më herët.

 

Emocionet nuk përfshinë vetëm konkurrentët në Dance off, por të gjithë në “Dancing with the stars”.

 

Në sfidën për çmimin e madh të premten e ardhshme në teatrin e kërcimit do të ngjiten 8 yjet që kanë mbetur në garë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *