Subscribe

Magjia e muzikaleve me te mire pushtoi ne ketë puntate te 11, skenën e madhe te “Dancing With the Stars”.

 

Gjashte konkurrentet e mbetur ne gare kërcyen mes shume emocioneve dhe etheve drejt finales se madhe.

 

Nga gjysmëfinalja e spektaklit te kërcimit ne Vizion Plus, nuk u largua askush, por perballja e mbrëmjes ishte me këngëtares Soni Malaj dhe gazetares Aulona Musta.

 

Vendimin per te përballur dy konkurrentet e mori Ilir Shaqiri, duke komentuar se kjo ishte beteja e pare dhe shume pak nga emocionet e garës se fundit. Per konkurrentet ky dance off  ishte i papritur.

 

Mes emocioneve te yjeve pretendente per çmimin e madh te “Dancing with the stars”, ne skenën magjike te shndërruar per muzikal, perfomuan edhe këngëtaret Venera dhe Lind Islami.

 

Konkurrentet e mbetur ne gare performuan jo vetëm me partneret e tyre, por me gjithë trupen e balerinëve te këtij edicioni te shtate.

 

Ne skenën e “Dancing with the stars”, 6 yjet pritet te ofrojnë nje finale plot emocione dhe spektakël, te premten e 8 qershorit, ne Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *