Subscribe

Gjakftohtë dhe aspak i penduar për krimet e njëpasnjëshme, Dan Hutra është përballur këtë të shtunë me togat e zeza. Autori i një sërë ngjarjesh të rënda ka deklaruar përpara hetuesve se ka marrë parasysh koston e veprimeve të tij. Mësohet se Hutra ka deklaruar se edhe nëse dënohet me pesë burgime të përjetshme sërish nuk pendohet.

 

Ai ka rrëfyer se e ka mirëmenduar planin e vrasjes së objektivëve të tij. Ai ka apeluar që sistemi i drejtësisë të mos deklarojë të fajshëm personat e pafajshëm pasi në të kundërt ndodhin të tilla fenomene. Sipas burimeve, Dan Hutra i referohej dënimit të kryer për dhunë në familje, pas denoncimit nga ish-bashkëjetuesja e tij.

 

Dan Hutra akuzohet për pesë vepra penale, vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave, vrasje me paramendim, vrasje e mbetur në tentativë, plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *